Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kuvendi shtyn shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Kuvendi shtyn shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e

Kërkesa e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku ka mbetur ende pezull në Kuvend, pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, e cila ishte parashikuar të mbahej sot në orën 12:00. Kuvendi njoftoi se mbledhja është shtyrë pa afat.

Vendimi vjen ndërsa Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë një vendim për rastin Balluku, pas shqyrtimit të ankimit të qeverisë. Anëtarët e Këshillit kanë kërkuar që shqyrtimi i kërkesës së SPAK të lidhet me vendimin e ardhshëm të Kushtetueses, për të garantuar një proces vendimmarrjeje në përputhje me parimet kushtetuese.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me kërkesë të SPAK, pezulloi Ballukun nga detyra për shkelje në tenderin e Tunelit të Llogarasë. Kryeministri Rama e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke argumentuar se GJKKO ka shkelur kompetencat e pushtetit ekzekutiv. Gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri në shqyrtimin në themel.

SPAK dyshon se, duke qenë ende në detyrë, Balluku mund të ndikojë në hetimet për tenderin 190 milionë euro të Tunelit të Llogarasë dhe për procedura të tjera prokurimi, duke rrezikuar prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve./L.F-dritare.net