
Kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Prizren!
Dritare.net
Tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mbrëmjes së të shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë.
Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës duke ndjekur garën.
Për pasojë kanë humbur jetë në vend të rinjtë Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Biba, të tre 20-vjeçarë, ndërsa janë plagosur 5 persona të tjerë.
Mediat në Kosovë shkruajnë se dy nga viktimat Lordi dhe Molosi ishin edhe futbollistë.Ish-klubi i tyre, ”KF Gjakova” ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke shprehur ngushëllime e tyre familjarëve të viktimave.
“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikisht dy ish futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla.
Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushëllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre.
Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, thuhet në reagimin e klubit./L.F-dritare/net

















