Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi!

Kush është kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi!

Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare është Joan Pelushi. Kjo është hera e parë që Sinodi zgjedh kryepeshkop, pasi Kisha Ortodokse u udhëhoq për më shumë se tri dekada nga Anastas Janullatos.

Kush është kryepeshkopi i ri, Joan Pelushi!

Joan Pelushi ka studiuar për disa vite në shkollën teologjike ortodokse të Kryqit të Shenjtë pranë Bostonit në Shtetet e Bashkuara.

Ai është diplomuar nga Fakulteti Ortodoks i Teologjisë Kryqi i Nderuar në Amerikë (Holy Cross Orthodox School of Theology, Boston), me gradën “Master of Divinity”.

Ka studiuar në SHBA falë një burse studimi të themeluar atje nga shqiptarët në Amerikë në kujtim të Fan Nolit.

Ai ka shërbyer më parë si pedagog dhe dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse Shqiptare./K.C/dritare.net