Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush është Adea Pirdeni, ministrie e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin!

Kush është Adea Pirdeni, ministrie e Shtetit për

Kryeminsitri Edi Rama ka propozuar krijimin e një ministrie të re, Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin. Kryeministri ka propozuar emërimin e Adea Pirdenin në krye të kësaj ministrie.

Po kush është Adea Pirdeni?

Prej Shtatorit 2020, Adea Pirdeni shërben si Zëvendësministre e Drejtësisë, duke mbuluar kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.

Ajo ka përfunduar studimet në drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, prej të cilit zotëron edhe një diplomë të studimeve Master në të Drejtë Publike. Në vitin 2014 ka fituar titullin Magister Juris (MJur) me rezultate të shkëlqyera nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Oksfordit dhe prej vitit 2016 mban titullin “Doktor në Shkencat Juridike” nga Fakulteti i Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Ajo ka kryer vizita studimore në kuadër të programeve të shkëmbimit pranë Universitetit Humboldt Berlin (Gjermani) dhe pranë Universitetit të Kansasit (ShBA).

Pirdeni është angazhuar si lektore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në disiplinat e së Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Kushtetuese të Avancuar, të Drejtës së BE dhe të Drejtës Administrative. Fushat kryesore kërkimore të saj janë aspektet kushtetuese të mirëqeverisjes dhe të drejtave të njeriut, integrimi evropian, si dhe reforma në drejtësi, për hartimin dhe implementimin e së cilës ajo ka kontribuuar si Eksperte e Sekretariatit Teknik pranë Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë./dritare.net