Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë, do të takohet me Ivanka Trump
E Mërkurë 21 Janar 2026, 18:06
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim të rëndësishëm me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner. Vizita zhvillohet nën masa të shtuara sigurie dhe pritet të ketë një fokus të veçantë mbi investimet dhe projektet zhvillimore në ishullin e Sazanit, një zonë me potencial strategjik dhe turistik për Shqipërinë.

Kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump po zhvillojnë një darkë pune në Lungomare, së bashku me grupin e punës të cilët janë mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota në këtë takim pasi ka qenë një grup i zgjeruar që ka marrë pjesë në këto takime dhe investime që pritet të zhvillohen./K.C/dritare.net