Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kreshnik Ajazi merr detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit

Kreshnik Ajazi merr detyrën e kryeprokurorit të Elbasanit

Kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi prezantoi sot drejtuesin e Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazin. Ky i fundit në fjalën e tij tha se do të angazhohet të ketë kemi rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në një qytet që ka problematikat e veta sa i takon këtyre çështjeve.

“Gjatë 2020, kemi trajtuar një numër të madh çështjesh dhe kemi rezultate të prekshme në goditjen e strukturave kriminale në bashkëpunim me strukturat policisë. Rezultatet janë të prokurorëve, jo të miat. Elbasani ka problematikat e veta, jemi angazhuar me gjithë kapacitetet në hetimin sa me më përgjegjshmëri të çështjeve sensitive për opinionin publik.

Jemi të angazhuar të kemi rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keni nevojë për investime në siguri fizike në institucion, përcaktimin e statusit të nëpunësve civile në prokurori dhe i kemi kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm zgjedhjen e këtyre problemeve. Në prokurorinë e Elbasanit nuk ka asnjë zëvendësim prokurori gjatë 2020 pa shkak ligjor”, tha Ajazi./L.F-dritare.net