Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kondicioneri shkak për problemet në shëndet, mjeku Seferi: Ja çfarë duhet të keni parasysh!

Kondicioneri shkak për problemet në shëndet, mjeku Seferi: Ja

I ftuar në emisionin Java në Dritare TV specialisti i ISHP Indrit Seferi tha se në këto temperatura shumë të larta duhet të kemi kujdes me përdorimin e kondicionerit. Seferi këshilloi që diferenca mes temperaturës në ambientet e brendshme dhe ato të jashtme, të mos jetë më shumë se 15 gradë.

“Ne në mjekësi themi që rëndësi ka raporti i dozës. Edhe një ushqim që është i shëndetshëm, nëse i kalon masat të bën dëm. Edhe në rastin e kondicionerit, është e rëndësishme që indiferenca mes temperaturës së jashtme dhe të brendshme të mos jetë e lartë.

Duhet që diferenca mes ambientit brenda dhe jashtë, të mos jetë më shumë se 15 gradë. Kjo jo vetëm që nuk është e shëndetshme por mund të ketë pasoja, si dhimbje koke, dhe mund të prekeni më lehtë nga virozat.

Po kështu është e rëndësishme që edhe filtrat e kondicionerit të kontrollohen vazhdimisht, sepse mund të jenë shkak për lëvizjen e patogjenëve”, u shpreh Seferi./L.F-dritare.net