
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, duke sjellë emra të rinj, rikthime dhe rikonfirmime në postet kyçe. Ky ndryshim shënon nisjen e mandatit të katërt të tij në krye të qeverisë.
Në kabinetin e ri, disa ministra mbeten në detyrë, ndërsa të tjerë zhvendosen në poste të reja. Një risi e veçantë është përfshirja e Diellës, një anëtare jo fizikisht e pranishme, e krijuar nga inteligjenca artificiale, e cila do të shërbejë në proceset e prokurimeve publike.
Përbërja e Qeverisë Rama 4:
Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës (rikonfirmohet në detyrë)
Albana Koçiu – Ministre e Punëve të Brendshme (nga Shëndetësia, zëvendëson Ervin Hoxhën)
Elisa Spiropali – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme (vjen nga drejtimi i Kuvendit, pason Igli Hasanin)
Petrit Malaj – Ministër i Financave (rikonfirmohet)
Blendi Gonxhja – Ministër i Kulturës, Turizmit dhe Sportit (nga MEKI, pason Mirela Kumbaron)
Sofjan Jaupaj – Ministër i Mjedisit (ish-zv/ministër i Mjedisit)
Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit (nga Ministria e Turizmit)
Evis Sala – Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (vjen nga Italia)
Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit (nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)
Diella – Anëtare e parë virtuale e kabinetit, krijuar nga inteligjenca artificiale (shërben për prokurimet publike)
Besfort Lamallari – Ministër i Drejtësisë (pason Ulsi Manjën; Manja do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)
Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes (rikonfirmohet)
Andis Salla – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (ish-Kryebashkiaku i Cërrikut)
Ervin Demo – Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor (pason Arbjan Maznikun)
Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatore e Shqipërisë (rikonfirmohet)
Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin (rikonfirmohet)
Toni Gogu – Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
Kabineti i ri pritet të marrë votëbesimin në Kuvend nesër. Kryeministri Rama e cilësoi këtë qeveri si “kombinim të eksperiencës dhe energjive të reja”, me synim modernizimin e institucioneve dhe përafrimin me standardet europiane.