
Kjo është arma e parë shqiptare! Ja si u prodhua!
E Diel 9 Mars 2025, 15:03
Dritare.net
Karafil Celibashi Major në Rezervë dhe Shefi i Komunikimit dhe Edukimit pranë Muzeut të Forcave të Armatosura tregon për Dritare TV armën e parë që ka prodhuar Shqipëria.
“Shqipëria nis të prodhojë armën e saj të parë rreth viteve ‘60. Është armë e modelit Mosin–Nagant. Në vitin 1960 Shqipëria nis të ndërtojë industrinë e saj të armatimit. Uzinat mekanike të para nisin punën në Gramsh dhe Poliçan.
Ky është modeli Mosin–Nagant M-44. Shqipëria e kopjon këtë lloj arme dhe e prodhon. Kjo është arma e parë shqiptare që u prodhua këtu. Dhe e fundit në botë. Mosin–Nagant për herë të fundit u prodhua në Shqipëri”, u shpreh zoti Celibashi për Dritare TV./L.F-dritare.net

















