Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/Kush janë vëllezërit që do vriteshin nga shefi i Krimeve Dedan Gjoni dhe dy të tjerë!

Foto/Kush janë vëllezërit që do vriteshin nga shefi i

Dy prej të arrestuarve nga SPAK për pjesëmarrje në grup kriminal, Bujar Germizi dhe Besmir Mustafi kanë bashkëpunuar me shefin e Krimeve në komisariatin numër 6, Dedan Gjonin për të tentuar vrasjen e 2 vëllezërve që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Report Tv ka mësuar se dy vëllezërit që kanë dashur të vrasin janë Albert dhe Edmond Nela dhe dyshohet se shkak ishte bërë konflikti për trafikun e lëndëve narkotike.

Foto/Kush janë vëllezërit që do vriteshin nga shefi i

Në një shkrim të publikuar nga ‘BBC’ më 22 maj 2013, flitet se vëllezërit shqiptarë, janë në kërkim për vrasjen e Xhem Krasniqit në Hove në Britaninë e Madhe.

‘Xhem Krasniqi, 31 vjeç, nga Shqipëria, është qëlluar me plumb në bark në rrugën e Kishës. Vëllai dhe nipi i tij gjithashtu u qëlluan, por nuk u kapën nga plumbat. Policia tha se të shtënat mund të kenë qenë pjesë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve. Oficerët besojnë se personi i armatosur ishte Edmond Nela, 30 vjeç, i cili ka dy shtetësi britanike dhe shqiptare. Në kërkim është edhe vëllai i tij Alberti, 34 vjeç.’- thuhet ndër të tjera në shkrimin e BBC, maj 2013./dritare.net

Foto/Kush janë vëllezërit që do vriteshin nga shefi i