Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kërkesat për mocion me debat, Balla-opozitës: Nuk pranojmë kërkesa të paligjshme në Kuvend!

Kërkesat për mocion me debat, Balla-opozitës: Nuk pranojmë

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla iu drejtua opozitës lidhur me kërkesat e saj për mocion me debat, për bilancin e qeverisë nga periudha 2013-2025 apo për programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme, nuk do të miratohen për sa kohë i sjellin vetë këto kërkesa të cunguara. Balla akuzoi PD-në se qëllimisht i dërgon këto kërkesa në mënyrë të tillë, pasi është vetë ajo që nuk dëshiron të bëjë debat.

"Ne ecim vetëm përpara, dhe mund të bëjmë mocion me debat për çështje që ndërlidhen me rrugën tonë evropiane, anëtarësimin në BE. Do e kemi shumë shpejt një debat të tillë sepse qeveria ka detyrimin të sjellë këtu në kuvend raporton sa i përket ecurisë së procesit së integrimit. Kur vajtëm në konferencën e kryetarëve dhe në kërkesë nuk figuronte një gjë e tillë na u tha se kërkesa është për anëtarësimin në BE. Por kur shkon më tej në kërkesë se kërkohet po ashtu si pjesë e këtij mocioni edhe efikasiteti i qeverisjes që sipas kërkuesve u ndërlidhka edhe me integritetin e ministrave të emëruar. Pastaj të shkojmë te besimi i qytetarëve, madje marrim përsipër të konstatojmë për çështje të vëçantë edhe marrëdhëniet e shtetit me partnerët ndërkombëtarë. Është e qartë që keni një përpjekje, një turravrap mes njëri-tjetrit. Kjo vihet re në ato diskutime edhe në Konferencën e Kryetarëve ku nuk kuptohet më se kush drejton, por iu kërkoj të jemi të sinqertë. E kuptoj se këto kërkesa 3, i keni bërë mangët, sakate dhe të na pamundësoni edhe ne dëshirën që të zhvillojmë me ju një jetë parlamentare normale. I sillni kërkesat vetë mangët, të shtrembura se vetë nuk doni debat. Unë s'mund të pranoj dot asnjë kërkesë që bie në kundërshtim me rregulloren. Meqenëse ju kam dëgjuar brej disa ditësh, disa këtu që thonë se kërkesa e kryetarit të grupit të PS për të ndërprerë diskutimet dhe kaluar në votim është e paligjshme, theksoj nenin 49, çështjet të procedurës. Dëgjojeni dhe mësojeni. Për çështje të procedurës janë kërkesat që janë të bëjnë me zbatimin e rregullores, kërkesa që mbajnë propozime për ndryshime ose plotësime të rendit të ditës ndërprerje ose shtyrje e seancës penalree. Ajo që kemi bërë në dy seanca në 18 shtator dhe në të fundit, i jam referuar këtij neni. Kam kërkuar ndërprerjen e diskutimeve dhe kërkesa është marrë dhe më pas…Keni kohë boll, do ta mësoni siç e kam mësuar përmendësh", tha Balla.