Kapja e peshqve të mëdhenj/ Ambasadorja Yuri Kim: Reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate!
Dritare.net
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka folur për kapjen e të ashtuquajturve “peshqit e mëdhenj”. Ajo tha se në këtë pikë, Reforma në Drejtësi duhet të japë rezultate dhe se roli i SHBA është të mbështesë me gjithçka ka në dorë.
“Sapo kam arritur gjashtë muaj më parë dhe e di cila është puna ime. Dhe siç ju kam thënë, dhe mendoj se populli shqiptar e di këtë, unë jam njeri shumë praktik. Dhe ajo që kam thënë është që reforma në drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të këmbëngulim, dhe reforma në drejtësi duhet të tregojë rezultate. Nuk jam sistemi gjyqësor. Shtetet e Bashkuara nuk janë sistemi gjyqësor. Dhe nëse këmbëngulni se jemi, e keni keqkuptuar projektin. Ne do t’ju mbështesim gjithmonë me gjithçka kemi. Por në fund të ditës, është vendi juaj”, tha Kim./E.B-dritare.net