Na ndiqni edhe në

Politikë

Ambasadorja e SHBA: Tema e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore nuk duhet të hapet sërish!

Ambasadorja e SHBA: Tema e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një intervistë për emisionin “Real Story” ka komentuar marrëveshjen e Reformës Zgjedhore.

Kim tha se më 5 qershor palët ranë dakord, dhe se kjo çështje nuk duhet të hapet sërish.

“Më 5 qershor, palët ranë dakord dhe, me sa di, kanë hartuar ligjet që kodifikojnë marrëveshjen që arritën dhe kjo është diçka e mirë. Pritshmëria ime është që do ta ruajnë atë. Është e patjetërsueshme. 5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e shumë besimi të vënë. Dhe mendoj që nëse jep fjalën, si politikan, si diplomat, nëse nuk e mban fjalën, nuk ke asgjë. Ndaj pritshmëria ime është që udhëheqësit këtu do të bëjnë pikërisht atë që më thanë se do të bënin, që është miratimi i 5 qershorit. Tani, e di po ashtu që për shumë njerëz, 5 qershori nuk mjafton”, tha Kim./E.B-dritare.net