Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kanceri i gjirit/ Mjekja senologe: Ja shenja e parë që duhet të na shqetësojë!

Kanceri i gjirit/ Mjekja senologe: Ja shenja e parë që duhet të

Kanceri i gjirit, është sëmundja që u merr jetën miliona grave kudo në botë. Për të luftuar këtë sëmundje, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shpallur muajin tetor, si muajin e luftës kundër kancerit të gjirit. Për të folur më tepër rreth diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, në edicionin e lajmeve ishte mjekja senologe Edlira Rehovica.

"Ka disa shenja që duhet ta bëjnë gruan të shkojë të kontrollohet, pasi prekja e një mase në gji mund të jetë një shenjë që kërkon kontroll. Gratë që dyshojnë duhet të drejtohen pranë mjekut senolog. Mosha shpesh herë bëhet faktor risku pas moshës 45 vjeç, por ka raste që lidhen edhe me moshat e reja. Kanceri i gjirit ka shumë faktor që mund të rrisin riskun për kancer gjiri, së pari mund të përmend shfaqjen gjenetike, por ka edhe faktor të tjerë që lidhen me marrjen e kontraceptivëve oral, ose bërja e një jete sedentare dhe jot ë shëndetshme. Sa më vonë që të diagnostikohet problematika aq më i vështirë bëhet kurimi i saj. Tetor duhet të jetë çdo muaj për diagnostikimin e grave, pasi çdo ditë dhe çdo muaj është i rëndësishëm për shëndetin e gruas.",-u shpreh mjekja./M.T/dritare.net