
Jonida Shehu rrëfen për Shqip Show: Ja si po e kaloj unë kovidin!
Dritare.net
Mbrëmë në "Shqip Show", nga Rudina Xhunga në Dritare.TV, ishin të ftuar mjekë shqiptarë që punojnë në të gjithë botën, të cilët kanë folur për protokollin e OBSH-së, për trajtimin e sëmundjes së kovidit. Ata kanë folur kundër përdorimit të antibiotikëve, kundër përdorimit të antiviralëve. Një debat interesant ishte ai i mjekut specialist të sëmundjeve interne dhe të urgjencës në spitalin "Marienhaus", në Gjermani Drilon Çupi, me gazetaren e njohur Jonida Shehu e cila është aktualisht e infektuar me Covid-19. Ai i shpjegoi asaj më gjatë mënyrën e mjekimit, ndërsa Jonida tregoi për "Shqip Show" si ishte gjendja e saj, duke i drejtuar disa pyetje mjekut. Të dy theksuan se në fund, kur Jonida të jetë shëruar, do të donin të ishin përsëri në një debat për të treguar si e kaloi sëmundjen.
Rudina Xhunga:Jonida, ti je te dita e katërt sot, apo e treta?
Jonida Shehu: Këtu fillon njëra nga pyetjet, unë nuk di kush është dita e parë që të llogaris në të satën ditë jam.Nëse do të quanim ditën e parë, ditën e parë të simptomave që unë kam kuptuar, atëherë po, unë jam në ditën e katërt, por nuk e ditë në qoftë se ajo është dita e parë dhe kam përshtypjen që të gjithë njerëzit që janë duke e kaluar kovidin në këto momente kanë patur të njëjtën pyetje. Llogaritja e ditëve qenka shumë e rëndësishme, por ne nuk dimë nga tia nisim me llogaritjen e ditëve, kështu që do të doja të më ndihmonin doktorët që janë aty, mua dhe ata që mund ta kenë këtë interes për këtë informacion. Cila është dita e parë? Si do ta llogarisim ne nga dita e shfaqjes së simptomave edhe sa ditë kanë kaluar që virusi ka hyrë në trupin tonë. Dhe për të ditur më mbrapa çfarë na pret nesër, është një ankth i madh edhe kur je mirë me shëndet. Unë të them të drejtën deri tani jam me fat , jam shumë mirë me shëndet, sigurisht nuk jam mirë si të isha e testuar negative por të mos qahem shumë dhe po të mos e dija mbase që do të ishte korona mbase do ta konsideroja një grip mesatar, me dhimbje të durueshme, por gjithsesi ankthi se çfarë do të ndodhë nesër, dhe si do të zgjohem nesër, është shumë i madh.
Drilon Çupi: Virusi i SarsCov2, ka një periudhë inkubacioni, 7 deri në 14 ditë, që do të thotë nga momenti që trupi jonë bie në kontakt me virusin i duhet një periudhë prej 7 deri 14 ditësh që arrin pastaj të shfaqë simptomat, por jo te të gjithë pacientët shfaqen simptoma. Nga dita e 7 deri në ditën e 14 virusi fillon të shumohet dhe quhet faza replikative e virusit. Kjo periudhë kur arrin pikun, atëherë fillon shfaqja e simptomave te pacientët, që mund të jenë simptomat e gripit që njohim, tani kemi pothuaje një vit eksperiencë nga pandemia dhe jo vetëm personeli shëndetësor por edhe qytetarët e thjeshtë i dinë simptomat. Pasi mbaron dita e shtatë, fillon faza agresive e veprimtarisë së virusit". Më tej mjeku ka folur konkretisht për gjendjen e Jonidës. "Aktualisht Jonida është në ditën e katërt të simptomatikës, që do të thotë se momentalisht, virusi ndodhet akoma në fazën replikative, që do të thotë, nuk ka filluar akoma faza inflamatore, nuk ka filluar një përgjigje 100% e imunitetit të Jonidës. Pritet që nga dita e pestë, dita e shtatë, mbaron faza replikative, dhe fillon faza inflamatore, që do të thotë fillon një luftë mes imunitetit vetjak dhe virusit.
Rudina Xhunga: Fillon te të gjithë njerëzit, apo ka njerëz që kjo nuk ndodh?
Drilon Çupi: Varet nga ngarkesa virale dhe nga imuniteti vetjak, ka disa njerëz te të cilët imuniteti vetjak reagon fuqishëm ndaj virusit dhe kjo shoqërohet pastaj dhe me stade të avancuara, të rënda, kritike, deri në fatale. Ka disa njerëz te të cilët ngarkesa virale është e vogël dhe imuniteti nuk e lejon që në fazën e parë që ta mposhtë dhe në 10 apo 14 ditët e kalon me simptoma të lehta apo pa simptoma.
Meshkujt kanë më shumë probabilitet, ose është një faktor rrisku për një stad më të avancuar të sëmundjes. Jonida është subjekt femër, shikohet pastaj nëse subjekti ka sëmundje shoqëruese, nëse është duhanpirëse.
Rudina Xhunga:Çfarë do të thotë në qoftë se është duhanpirëse, është më keq?
Drilon Çupi:Po,është vërtetuar në evidencat shkencore që te duhanpirësit ka probabilitet që nëse bien në kontakt me virusin të kenë një stad më të avancuar se pacientët që nuk janë duhanpirës. Nëse Jonida nuk ka sëmundje shoqëruese, nuk është asmatike, nuk është konsumatore e duhanit, nuk ka sëmundje kardiake apo të mushkrive, Jonida konsiderohet me simptoma diskrete dhe quhet në stadin e lehtë dhe në këtë stad është një trajtim simptomatik i këshilluar kudo në të gjithë botën.
Jonida Shehu:Jam konsultuar me mjekë, ditën e parë që kam bërë testimin, kam bërë një check-u analizash për të kuptuar si janë parametrat e gjakut, dhe më duhet ta përsëris përsëri në ditën e 7 ose 8 për të parë si i kam parametrat. Më kanë sugjeruar të përdor vetëm suplemente që rrisin perfomancën e turpit apo imunitetin. Ka nga ata miq të fushës së mjekësisë që më kanë këshilluar të marr antiviralë.
Kalon dita e 7 dhe fillon faza agresive,deri kur virusi e ka bërë replikimin ,maksimal që mund të fillojë në organizëm dhe fillon fazën agresive, thonë që pas ditë së 10 nëse ti do të marrësh anviral nuk të bën më efekt.A duhet ta marrim dhe e a duhet ta marrim në fillim apo jo?
Drilon Çupi:Nuk ka një antiviral specifik për Covid-19.
Rudina Xhunga: Nëse Jonida do të ishte në Gjermani paciente e juaja, ju çfarë do t'i jepnit?
Jonida Shehu:Ndonjëherë tjera protokolle përdorim në standard, tjera protokolle për njerëzit që i duam fort.
Drilon Çupi: Mungesa e një protokolli sjell dhe këto informalitete. Protokollet bazohen në qendra studimore të posaçme, nuk i shpik mjeku. Ju keni simptoma diskrete, lodhje këputje.
Jonida Shehu: Nëse nuk do ta dija se jam me Covid-19, do t'i konsideroja këto dhimbje një grip më pak se mesatar.
Drilon Çupi: Jonida, kudo që do të drejtohet do të trajtohet me trajtkim simptomatik,si gripi normal, nuk ka nevojë as për antibiotik, as për kortizonik, as për antiviral, as për hollues gjaku.
Jonida Shehu:Deri kur?
Drilon Çupi:Deri sa të trajohesh me matjen e oksigjenit në trup. Sa e ndjen se ke marrje fryme, karakteri i kollës, temperaturat e vazhdueshme mbi 38.4. Atëherë Jonidës i duhet një radiografi e normale, jo skaner.
Jonida nga ana tjetër e pyet mjekun kur duhet të bëhet një kontroll i dytë për pacientët me Covid-19. Data e duhur për të bërë një kontroll të dytë varet nga veprimtaria që bën virusi në organizëm.
Jonida Shehu:A ka gjasa që në një nga këto ditë duke mos patur asnjë nga këto ditë temperature, unë të kem atë temperaturën që ju thatë pak më përpara, apo agravim të menjëhershëm të situatës. Çfarë është duke bërë tani virusi në organizmin tim?
Drilon Çupi:Ka faktorë të rriskut, dhe këto tregojnë prognozën. Mosha, sëmundjet, a merr medikamente, Në rastin e Jonidës, kemi vetëm përdorimin e nikotinës. Ka shumë pak shanse që Jonida të shkojë në stadin kritik./M.M-dritare.net

















