Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Situata e përmbytjeve në të gjithë vendin!

Situata e përmbytjeve në të gjithë vendin!

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se pas ndërhyrjeve intensive të forcave operacionale gjatë natës dhe ditës, situata e motit dhe e përmbytjeve në vend po përmirësohet gradualisht. Megjithatë, në disa zona reshjet e shiut vazhdojnë, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore vijojnë punën për të stabilizuar plotësisht situatën, për të pastruar rrëshqitjet dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Situata e përmbytjeve në të gjithë vendin!

Situata sipas qarqeve:

VLORË:

Lumi Vjosa në Novoselë ka tendencë uljeje (aktualisht 7.65 m).

Shkak i reshjeve të shiut kanë qenë prania e dherave në akset rrugore mes fshatrave.

Evakuim i një banese është bërë në fshatin Vrion.

Hidrovorët e bashkisë punojnë me kapacitet të plotë.

FIER:

Lumenjtë Vjosë dhe Seman shënojnë ulje të nivelit të ujit.

Rreth 110 ha tokë mbetet e përmbytur në fshatrat Kashisht–Çerven dhe Ferras.

Nuk ka evakuime, por po punohet për largimin e ujit nga oborret e banesave.

Forcat e FA dhe struktura vendore janë në gatishmëri të plotë.

KORÇË:

Monitorohen lumenjtë Devoll dhe Dunavec.

Ka prani uji në disa banesa dhe toka bujqësore; 15 familje evakuar në Sovjan.

Po punohet për pastrimin e rrëshqitjeve dhe stabilizimin e hidrovorit të Tushemishtit.

Një person 76 vjeç u gjet pas përpjekjeve të ekipeve të kërkim-shpëtimit.

LEZHË:

Rreth 220 ha tokë nën ujë në Zejmen, Shënkollë dhe Barbulloje.

Hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë, furnizimi me ujë dhe energji vazhdon normalisht.

Po rehabilitohen aksese rrugore dhe shtratit i lumenjve për të parandaluar përmbytjet.

DIBËR:

Situata në përmirësim; po punohet për thellimin e kanaleve kulluese dhe largimin e ujit.

Monitorohen fshati Urakë dhe liqeni i Ulzës.

SHKODËR:

Problematike zona e Qafë Malit në Fushë-Arrëz; po pastrohen dherat në akset rrugore.

Rritje prurjesh në përroin e Thatë në Malësi e Madhe.

BERAT & GJIROKASTËR:

Lumë Osum dhe Devoll kanë rënë në nivel normal.

Po punohet për pastrimin e baltës dhe riparimin e rrugëve dhe urave të dëmtuara nga reshjet.

ELBASAN:

Punime në aksin Gramsh-Moglicë dhe urën e Shëmrizës, pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve dheu.

TIRANË:

Monitorohen prurjet e lumit Shkumbin në Rrogozhinë.

OSHEE po punon për rilidhjen e energjisë në zonat e prekura.

Thirrje për qytetarët:

Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat në varësi bëjnë apel që banorët e zonave të prekura të bashkëpunojnë me autoritetet dhe të ndjekin udhëzimet për evakuimet e mundshme. Forcat e emergjencave dhe të armatosura janë të angazhuara pa ndërprerje për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve.