
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore - malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 12m/s.
Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

















