Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja kur do të varroset Papa Françesku!

Ja kur do të varroset Papa Françesku!

Papa Françesku do të varroset të shtunën më 26 prill në orën 10:00. Vatikani njoftoi se Papa Françesku do të varroset në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Papa Françesku konfirmoi në testamentin e tij të fundit se dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë dhe jo në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ndryshe nga shumë papë të mëparshëm.

Të martën, Vatikani publikoi fotografitë e para të papës në arkivolin e tij të hapur, para se ai të transferohej në Bazilikën e Shën Pjetrit të mërkurën në orën 09:00, për t’u vendosur për homazhe publike.

Trupi i papës u fotografua gjatë një shërbese të hënën në mbrëmje në kapelën e Casa Santa Marta, rezidenca në Vatikan ku ai jetoi gjatë 12 vjetëve të papatit të tij dhe ku ndërroi jetë./L.F-dritare,bet