Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja kur do të hapet tuneli i Llogarasë!

Ja kur do të hapet tuneli i Llogarasë!

Tuneli i Llogarasë, një ndër veprat më të mëdha publike, i pozicionuar në jug-perëndim të vendit, afërsisht 20 km në jug të Vlorës, me vlerë investimi 142 milionë euro dhe me impakt të drejtpërdrejtë në gjithë ekonominë e vendit, po jetësohet me ritme të shpejta në terren.

Ja kur do të hapet tuneli i Llogarasë!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, së bashku me Zv/Kryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku për të parë nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve, kur tashmë ka përfunduar procesi i gërmimit nëtunelin kryesor prej 5.99 kilometrash, ndërkohë që krahas tij do të jetë edhe një tunel emergjence me gjatësi 6.04 km.

Tuneli kryesor do të jetë i veshur me beton dhe i pajisur me sistemet komplekse të drenazhimit, ventilimit, mbrojtjes kundër zjarrit dhe tymrave, ndriçimit, thirrjeve të emergjencës dhe sinjalistikës.

Gjithashtu tuneli është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.70 m i gjerë dhe 4.70 m i lartë, si dhe i pajisur me sistem ajrimi, si dhe me një sistem të kullimit të urave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore. Përgjatë tunelit të trafikut ka 11 kalime lidhëse tërthore me tunelin e emergjencës, 5 janë për mjetet dhe 6 për këmbësorët.

Ja kur do të hapet tuneli i Llogarasë!

“Është ditë e veçantë për ne këtu në tunelin e Llogarasë pasi kemi deklaruar që gjatë muajit shkurt do të hapej totalisht ky tunel, pra do të shikonim dritë në anën tjetër, në anën e Palasës por punimet janë nisur jashtë parashikimeve tona. Pavarësisht se kemi hasur dhe këtu disa probleme gjeologjike momentet e fundit përsa i përket një kaverne e cila ka pasur një gjatësi 25 m dhe 30 metra në tavan. Megjithatë janë ezauruar të gjitha problemet dhe tashmë sot kemi perden e fundit për të hedhur dhe për tu hapur tuneli.

Nga ana tjetër në tunelin kryesor ne kemi nisur armatimin e betonit diku te 680 m. Gjithashtu duhet pasur parasysh që ky tunel ka dhe një tunel ndihmës. Në tunelin ndihmës ne kemi ecur rreth 3.5 km dhe mbetet akoma dhe pjesa tjetër për tu hapur.

Ja kur do të hapet tuneli i Llogarasë!

Tuneli ndihmës lidhet me tunelin qendror me 11 dalje, 5 prej të cilave janë dalje për automjete, ndërkohë 6 të tjerat janë për aksesin e këmbësoreve. Të gjitha këto hyrje janë duke u punuar, një pjesë e tyre kanë përfunduar kështu që të gjitha planet që kemi pasur më deri tani janë tejkaluar përsa i përket afateve kohore në të gjitha asketet, si në hapjen e tunelit kryesor ashtu edhe në atë ndihmës edhe në 11 hyrje daljet.

Lartësia e tunelit kryesor është 4. 7 m ndërkohë që gjerësia e gjithë rrugës 7.7 m. 1.7 m janë të vendosura si trotuar për të gjitha rastet e emergjencës siç parashikohet në kodin e sigurisë. Kështu që pjesa tjetër, pra 6 m, do të jenë në dispozicion për tu përdorur nga automjetet, pra dy korsitë plus korsinë e shpejtësisë”- tha Ministrja Balluku e cila shtoi se synimi është qe vepra te dorëzohet në 10 gusht 2024./L.F-dritare.net