Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Izraeli sulmon Iranin. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Izraeli sulmon Iranin. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një pikë kritike pasi ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se Irani ka lëshuar rreth 100 dronë drejt territorit të Izraelit, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të gjerë izraelit të kryer gjatë natës në territorin iranian.

Sipas IDF-së, sulmi izraelit ishte pjesë e një operacionit të koduar dhe kishte në shënjestër objektet bërthamore iraniane. Forcat izraelite pretendojnë gjithashtu se në sulme janë vrarë komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, si dhe figura të tjera të larta ushtarake iraniane.

Izraeli sulmon Iranin. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Ndërkohë, televizioni shtetëror iranian raportoi se disa zona rezidenciale në Teheran janë goditur, duke shkaktuar viktima mes civilëve, përfshirë edhe fëmijë. Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se sulmi ishte një masë e domosdoshme ndaj një kërcënimi ekzistencial nga Irani, duke thënë se "Irani përbën një rrezik për vetë mbijetesën e Izraelit."

Si përgjigje ndaj situatës së tensionuar, Izraeli ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke paralajmëruar qytetarët për kundërsulme të mundshme nga Irani “në të ardhmen e afërt”.

Izraeli sulmon Iranin. Shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Nga ana tjetër, Irani ka akuzuar SHBA-në për përfshirje në sulmin izraelit. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump, në një intervistë për Fox News, pranoi se ishte në dijeni paraprakisht për sulmet, por këmbënguli se Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë rol në to.

Situata mbetet e paqëndrueshme dhe komuniteti ndërkombëtar i frikësohet një konflikti të përshkallëzuar rajonal./L.F-dritare.net