Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Familja deklaron të humbur 21 vjeçaren shqiptare: Ishte në vagonin e dytë të trenit!

Familja deklaron të humbur 21 vjeçaren shqiptare: Ishte në

Klaudia Lata është një vajzë 21-vjeçare, studente, e cila është deklaruar e humbur nga familja e saj pas aksidentit të djeshëm të dy trenave në Larisa të Greqisë.

Ajo ishte pasagjere në vagonin 2 të trenit të aksidentuar. Familja Lata është një familje emigrante në Larisa. Shpresat që vajza e tyre të jetë një ndër të mbijetuarve është shuar, megjithatë ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të gjetur të gjithë të humburit.

Ndërkohë ka filluar dhe procesi i identifikimit të ADN-së./A.ZH-dritare.net