Irani sulmon Izraelin/ Ambasadorja Kumbe: 11 shqiptarë të bllokuar, i kemi udhëzuar të shkojnë në strehimore
Dritare.net

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael Meri Kumbe raporton se 11 qytetarë shqiptarë ndodhen të bllokuar në Izrael, teksa SHBA dhe Izraeli kanë nisur sulmet ndaj Iranit. Teherani i është kundërpërgjigjur Izraelit me raketa si dhe ka sulmuar bazat ushtarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Meri Kumbe, ambasadore e Shqipërisë në Izrael për ReportTV: "11 qytetarë shqiptarë janë të bllokuar në Izrael dhe u kemi dhënë udhëzime që të strehohen në vend të sigurt. Më shumë dëme ka pasur në Tel Aviv dhe qytetet e tjera, ku ka infastruktura jetike, siç është energjia apo vendet ku ka baza ushtarake. Qytetarëve iu është thënë se situata është e rrezikshme dhe vend-strehimoret kanë qenë gjithmonë gati. Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur deri në 2 mars, por nuk dime sa zgjat kjo situatë. Ne kemi udhëzuar qytetarët që të ruajnë qetësinë."/K.C/dritare.net