Infermierja simbol e luftës kundër Covid, e ftuar në Sanremo 2021!
Dritare.net

Sanremo 2021 është një festival për vendin që po lufton. Amadeus hapi mbrëmjen duke thënë se këtë vit, zemra e tij rreth më shpejt se në çdo festival tjetër.
“Po e bej këtë festival me gjithë zemër, duke menduar për ata që jetojnë në muzikë, televizion, argëtim”. Një hapësirë e rëndësishme në festival po u kushtohet heronjve që po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë. Një nga të ftuarat e mbrëmjes, ishte Alessia Bonari. 23-vjeçarja u bë simbol i luftës me koronavirusin në Itali, në fillim të pandemisë. Pas një viti e ngjitur në skenën e Sanremos Bonari bëri të njëjtën thirrje ashtu sikurse një vit më parë.

“Ka vetëm një mënyrë për t’i dhënë fund pandemisë: përtej vaksinave, duhet të jemi të kujdesshëm të respektojmë rregullat që tashmë të gjithë i dimë, të mbajmë maskë, distancë, të lajmë duart. Është shumë e rëndësishme të kthehemi në normalitet”.

Një vit më parë ajo ndau këtë foto në instagram me shenja në fytyrë për shkak të maskës, duke përshkruar orët e gjata të punës.
“Kam frikë, jam e lodhur. Kam më shumë se 6 orë që qëndroj pa pirë as ujë, pa shkuar në tualet. Ju lutem qëndroni në shtëpi. Mos e hidhni poshtë sakrificën që po bëjmë. Ju lutem, ju lutem, ju lutem”, shkruhej në postimin që ka marrë më shumë se 1 milionë pëlqime./L.F-dritare.net