Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta Servet Pëllumbi

Është ndarë nga jeta Servet Pëllumbi, një nga figurat më të njohura të politikës shqiptare të periudhës së tranzicionit dhe një emër i rëndësishëm i botës akademike.

Pëllumbi ishte një politikan, filozof dhe pedagog i njohur, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore. Ai ka shërbyer si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ka qenë një nga figurat kryesore të së majtës shqiptare pas viteve ’90.

I lindur në vitin 1936, ai u formua në fushën e filozofisë dhe për dekada me radhë dha kontribut si pedagog në universitet, duke ndikuar në formimin e brezave të rinj. Përveç angazhimit politik, ai njihej për aktivitetin e tij si studiues dhe autor librash në fushën e filozofisë, politikës dhe shoqërisë.

Gjatë karrierës së tij, Pëllumbi ka qenë pjesë aktive e debatit publik, sidomos në periudhën e tranzicionit demokratik, ku shpesh ka mbajtur qëndrime mbi zhvillimet politike dhe institucionale në vend./K.C/dritare.net