Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Infermieri shqiptar në SHBA: Këtu punoj 12 orë në ditë, ndërsa në Shqipëri nuk punojnë dot pa pushime të gjata në kafe!

Infermieri shqiptar në SHBA: Këtu punoj 12 orë në ditë,

Në një rrëfim për gazetaren Rudina Xhunga në rubrikën “Jeta ime”, të emisionit “Shqip”, Ilirjani, me profesion infermier tregoi rrugëtimin e emigrimit të tij nga Fieri në Florida të SHBA-së. Ilirjani u shpreh se në Florida punon me orare të zgjatura, por kjo nuk e zbeh tek ai dëshirën për të punuar, i larguar nga puna në spitalin e Fierit, ku shpesh ishte i detyruar të punonte në kushte pasigurie edhe për jetën.

“Edhe gruaja ime punon gjithashtu në një spital, pasi ajo ka përfunduar shkollën në Tiranë si mami.Tani jemi me fëmijë dhe kemi dy djem. Djali i madh flet shqip duke i ngatërruar fjalët, ndërsa djali i vogël ende nuk flet.

Gjatë periudhës që kemi qenë në Amerikë kemi ardhur gjithësej dy herë. Por të them të drejtën shoh ndryshim me çfarë unë e lashë në 2013-tën. Rrugët janë shtruar dhe qyteti duket më i pastër, por që ende kërkon shumë punë. E çova djalin tim në lagjen ku unë u linda de rrita në Fier, por disa gjëra sikur nuk i dukeshin me shumë kuptim. Ai më pyeste se ku janë parqet që ju loznit. Unë i tregoja se ja ky ishte parku jonë dhe këtu në lagje luanim me pafka në tokë. Gjërat ndryshojnë si aty edhe këtu. 10 vite më pas gjërat kanë ndryshuar, por njerëzit kanë ngecur disi në atë mentalitetin e vjetër.

Shumë gjëra duhet të ndryshojnë, sidomos në mjekësi, pasi vazhdojnë të njëjtat sfida, që më tregojnë kolegë e mi. Koncepti i punës është shumë i vështirë për t’u kuptuar, pasi duhet të ndryshoj kjo, që ne të bëjmë përpara.Nuk duhet të shkojmë në punë për të ajrosur zyrat, por për të punuar.

Orari i punës time është 12 orë, duke nisur nga ora 7 e gjysëm i mëngjesit. Unë zgjohem në orën 5 e 30 të mëngjesit dhe në 6 e 30 duhet të kem dalë nga puna. Në orën 7 e 20 duhet të jem gati për të nisur punën time. Nuk lejohet të marrësh diçka nga pacienti dhe një dhuratë nuk mund ta pranosh as kur pacienti kërkon vetëm të të jetë mirënjohës.

Ndërsa kur punoja në spitalin e Fierit furnizimet e ilaçeve i merrnim në farmacitë e lagjes, ndërsa këtu medikamentet janë të gjitha në mënyrë elektronike. Lodhem me këtë orar të gjatë, por është edhe kënaqësia e punës në fund të ditës. Unë ndihem i qetë dhe i sigurt në punën time, ndërsa në Shqipëri jo pak herë më ka ndodhur që të jem ndjer i dhunuar në punën time, nga pacientë që vinin të intoksikuar, apo familjarë të dëshpëruar.”,tha Shkurti./M.T/dritare.net