Hillary Clinton kërkon publikimin e plotë të dosjeve për skandalin Epstein
Dritare.net

Hillary Clinton ka akuzuar administratën e presidentit amerikan Donald Trump se po pengon publikimin e plotë të dokumenteve për financierin e ndjerë Jeffrey Epstein. Në një intervistë për BBC gjatë në Berlin, ajo kërkoi publikimin e plotë të dosjeve, duke thënë se autoritetet po i vonojnë.
Shtëpia e Bardhë u përgjigj se administrata ka bërë “më shumë për viktimat se demokratët”, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i SHBA njoftoi se miliona faqe janë publikuar, por rreth tre milionë të tjera mbeten të fshehura për shkak të materialeve sensitive dhe hetimeve në vazhdim.
Clinton deklaroi se kushdo që thirret duhet të dëshmojë, përfshirë edhe Andrew Mountbatten‑Windsor, i cili ka mohuar çdo shkelje. Ndërkohë, ajo dhe bashkëshorti i saj, Bill Clinton, kanë rënë dakord të dëshmojnë para Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës më vonë këtë muaj, pasi kryetari republikan James Comer i akuzoi për vonesa.
Kjo do të jetë hera e parë që një ish-president amerikan dëshmon para Kongresit që nga Gerald Ford në vitin 1983.
Në dokumente përmenden shumë emra publikë, por përfshirja nuk nënkupton fajësi. Ghislaine Maxwell është dënuar për rolin e saj në rrjetin e abuzimeve, ndërsa akuzuesja e njohur Virginia Giuffre, e cila kishte ngritur pretendime ndaj figurave të njohura, ndërroi jetë në vitin 2025.
Presidenti Trump, i përmendur gjithashtu në dosje, ka mohuar çdo lidhje të paligjshme./L.F-dritare.net