
Hapet zyrtarisht tuneli i Llogarasë, Rama merr pjesë në ceremoninë e inagurimit!
E Premte 5 Korrik 2024, 10:10
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në tunelin e Llogarasë, i cili u hap sot zyrtarisht për përdorim.
Rama është shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro për të parë nga afër ambientet e tunelit. Ky tunel është mjaft i rëndësishëm për Jugun, pasi ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt plazheve të bukura. Puna për ndërtimin e tij nisi në nëntor të vitit 2021.
Tuneli do të jetë pa pagesë këtë sezon, ndërsa vitin e ardhshëm do të aplikohet taksa prej 5 euro, konfirmoi dje zv.kryeministrja Balluku. /M.K-dritare.net

















