Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin shqiptar

Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin

Green Coast, një nga projektet me impaktin më të madh në fushën e turizmit bregdetar, njihet tashmë si një kontribues i fuqishëm në zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë. Përmes një investimi prej 1 miliard eurosh, Green Coast ka prezantuar për herë të parë modelin e një turizmi të qëndrueshëm, jo vetëm përmes infrastrukturës dhe ndërtimit modern, por edhe përmes angazhimit për të zhvilluar dhe promovuar turizmin cilësor që përputhet me standardet më të larta ndërkombëtare.

Me përgjegjësinë që këto standarde të aplikohen në një prej zonave më të bukura të Rivierës Shqiptare, Green Coast ka ndjekur modelin e turizmit të qëndrueshëm, duke prezantuar një arkitekturë që nuk i imponohet agresivisht natyrës. Përmes ruajtjes së bimësisë makize të zonës dhe ripërdorimit të saj në tarraca, si dhe në 70 mijë m² korridore të gjelbëruara, Green Coast ka sjellë një standard të ri të jetesës në harmoni me natyrën. Kjo, së bashku me aplikimin e teknologjive novatore, si filtrimi dhe ripërdorimi i ujërave të zeza për vaditje, ka bërë të mundur zhvillimin që i nevojitej turizmit, duke ngritur edhe një strukturë ekologjike të integruar.

Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin

Modeli i qëndrueshëm i turizmit në Green Coast, është i lidhur ngushtë edhe me investimet e shumta në pika strategjike brenda projektit, siç është shëtitorja buzë detit, lifestyle center La Vista dhe qendra e parë tregtare në bregdet, Galeria by Teg. Këto qendra argëtimi, ku gjenden të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë 12-mujore buzë detit, po mundësojnë edhe zgjatjen e sezonit turistik.

Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin

Përmes synimit për ta bërë Green Coast të banueshëm gjatë gjithë vitit, ky projekt ka krijuar një ekosistem turistik që mbështet bashkëpunimin me komunitetin dhe bizneset lokale siç janë panairet e ndryshme me produkte artizanale që organizohen çdo vit. Përveç brandeve ndërkombëtare më të njohura që operojnë dhe pritet të operojnë në Green Coast, i është dhënë një rëndësi shumë e veçantë produkteve lokale që prezantojnë kulturën shqiptare tek turistët e huaj. Përmes këtij promovimi dhe fuqizimi të biznesit lokal, është ngritur edhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social që ka në fokus komunitetin e zonës. Ky zhvillim ekonomik është nxitur ndjeshëm edhe nga punësimi që Green Coast vazhdon të mundësojë. Deri në përfundimin e projektit, parashikohet që të ketë 7 mijë individë të punësuar, jo vetëm në pozicione sezonale, por edhe në njësitë e shërbimit që mbahen funksionale gjatë gjithë vitit. Përmes mundësive për punësim të përhershëm, ky projekt ka sjellë siguri ekonomike për komunitetin e zonës dhe e ka përfshirë atë në ruajtjen dhe promovimin e këtij destinacioni.

Green Coast, modeli i zhvillimit të qëndrueshëm në turizmin

Duke krijuar një balancë të kujdesshme midis zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjes së burimeve natyrore, Green Coast ka krijuar një model të qëndrueshëm, duke mos qenë një destinacion i së tashmes, por një vizion për të ardhmen e Shqipërisë në sektorin e turizmit. Si një projekt novator, në një nga pikat më të rëndësishme turistike për dekadën e ardhshme, Green Coast promovon kështu jo vetëm bukuritë natyrore të vendit tonë, por edhe një qasje të re ndaj zhvillimit ekonomik dhe turistik./dritare.net