GJKKO pushon çështjen për ish-drejtorin e Policisë së Shtetit: Nuk ka prova!
E Premte 23 Janar 2026, 12:12
Dritare.net

Me kërkesë të prokurores Doloreza Musabelliu, gjyqtari Erjon Çela ka pushuar çështjen në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku që po hetohej për shpërdorim detyre.
SPAK tha se nuk gjetën prova për kryerjen e veprës penale për të cilën u bë kallëzimi penal ndaj tij. Në nëntor të vitit të kaluar Rrumbullaku është pyetur si person në dijeni për rreth një orë në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për hetimin që kishte të bënte me transferimet e punonjësve të policisë.
Hetimi kishte nisur më herët nga Prokuroria e Beratit por dosja u transferua në SPAK për shkak të kompetencës. Bëhet fjalë për 20 transferime në radhët e uniformave blu që disa pretenduan se ishin të paligjshme.