Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjithçka çfarë dihet për reformën zgjedhore!

Gjithçka çfarë dihet për reformën zgjedhore!
Mbrëmjen e së premtes është arritur marrëveshja për reformën zgjedhore.

Gjithçka që dihet për marrëveshjen deri më tani është:

-Këshilli Politik do të vijojë të ekzistojë.

-Nuk ka marrëveshje për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Palët do e diskutojnë në mbledhje të tjera.

- Do të diskutohet edhe ligji për referendumet.

- Zgjedhjet e 2021 do të bëhen me identifikim biometrik!

-Zgjedhjet me administratë të depolitizuar, pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe lokale.

-PD, ka hequr dorë nga qeveria tranzitore, dhe ajo kujdestare.

-KQZ do t'i nënshtrohet një reforme të thellë, dhe do të ndahet në 3 njësi.

-Në zgjedhjet e 2021 do të ketë një administratë zgjedhore të balancuar.

-Zgjedhjet do të mbahen mes 15 prillit dhe 15 majit të viti zgjedhor.

- Do të mbyllet së shpejti kodi zgjedhor i ri.

-Do të diskutohet për financimin e partive politike.

- Buxheti i shtetit do garantojë identifikimin biometrik./ I.M-Dritare.net