Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Komisioneri për Zgjerim: Marrëveshja, arritje e madhe e Shqipërisë!

Komisioneri për Zgjerim: Marrëveshja, arritje e madhe e

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e së premtes.

Komisioneri për zgjerim Varhelyi thekson se ky është një hap i madh përpara në rrugën evropiane të Shqipërisë.

“Marrëveshja e sotme politike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës arritën në këtë pikë. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj evropiane sot”, shkruan komisioneri./ I.M-Dritare.net