Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Opozita miratoi marrëveshjen; mirë ishim siç e kishim, por Bujrum!

Rama: Opozita miratoi marrëveshjen; mirë ishim siç e kishim,

Ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama për marrëveshjen e reformës zgjedhore.

Rama në një postim në rrjetet sociale shkruan: Pas 3 vjetësh marshim e 3 netësh ngujim na sollën fjalën e fundit: "Mirë e kishim ashtu siç e kishim"

Po mirë, unë kam menduar e mendoj që ka edhe më mirë, po meqë LBPD janë të kënaqur me kaq për zgjedhjet e ardhshme,bujrum,si ta duan ata

Rëndësi ka që:LBPD do hyjë në zgjedhje me Kodin Zgjedhor siç e deshën vetë

ODHIR është dakord që kjo nuk e cënon lirinë e zgjedhjeve

BE është e kënaqur,Shqipëria s'ka më pikëpyetje në prag të vendimit për datën e nisjes zyrtare të negociatave

Ah po, mbaroi edhe revolucioni./ I.M-Dritare.net