
Marrëveshja/ Basha: Sot kemi hedhur një hap përpara për zgjedhje të lira!
E Premte 5 Qershor 2020, 20:08
Dritare.net
Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së arritur mes palëve, për reformën zgjedhore.
Basha shkruan:
Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t'jua kthyer qeverisjen shqiptarëve.
Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor./ I.M-Dritare.net

















