Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Meta: Marrëveshja e sotme nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme!

Meta: Marrëveshja e sotme nuk garanton zgjedhje të lira e të

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka përgëzuar palët për arritjen e marrëveshjes për reformën zgjedhore, por ka thënë se kjo marrëveshje nuk mjafton për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Reagimi: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta përgëzon Këshillin Politik për konsensusin e sapoarritur për Reformën Zgjedhore.

Ky është një lajm pozitiv, por jo i mjaftueshëm për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Kultura e konsensusit duhet të vazhdojë edhe për kushtet e tjera për të përshpejtuar çeljen e negociatave.

Falënderime edhe partnerëve tanë evropiane për durimin e tyre!

Falënderim të veçantë edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe që mbështesin të ardhmen evropiane të Shqipërisë!/ I.M-Dritare.net