Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

OSBE: Ndryshimet e dakordësuara të miratohen sa më shpejt në Kuvend!

OSBE: Ndryshimet e dakordësuara të miratohen sa më shpejt në

Duke përgëzuar palët për arritjen e marrëveshjes, për reformën zgjedhore, Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se ndryshimet që janë dakordësuara sot duhet të miratohen sa më shpejtë.

Reagimi i OSBE:

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen ndërpartike për reformën zgjedhore, në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, një proces thelbësor të cilin ne e kemi mbështetur prej vitesh.

Është për t’u lavdëruar fakti që të gjitha partitë politike u bënë pjesë e këtij procesi dhe që propozimet e tyre konstruktive si edhe aftësia e tyre për të bërë kompromis e për të pranuar pikëpamje të ndryshme kontribuan në një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë në Shqipëri, në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Përgëzojmë anëtarët e Këshillit Politik të reformës zgjedhore për përkushtimin e tyre të vendosur për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Ne shpresojmë që të gjitha ndryshimet e dakordësuara të miratohen në Kuvend sa më shpejt që të jetë e mundur.

Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të mbështetë autoritetet shqiptare gjatë zbatimit të reformës./ I.M-Dritare.net