Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hajdari: Mora garanci nga SHBA dhe BE për ndryshimin e sistemit

Hajdari: Mora garanci nga SHBA dhe BE për ndryshimin e sistemit

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari ka nënshkruar marrëveshjen, por ka thënë se ajo ka marrë garanci nga ndërkombëtarët se në mbledhjet e tjera do të diskutohet edhe ndryshimi i sistemi, dhe listat e hapura.

"Duhet të jemi vigjilent që në Shqipëri nuk ka vetëm dëmtim të zgjedhjeve, por edhe të demokracisë. E dimë që PS e ka kapur pushtetin dhe e trajton Shqipërinë, siç e ka plaçkë të vetë, për këtë arsye jam e bindur që shumë njerëz kur e kanë parë se sa e drejtë është kjo kauzë, një diskutim që nuk ishte fare në axhendë, dhe sot kjo bisedë është hapur në çdo tryezë. Hapja e listave është gjëja më e rëndësishme, që kushdo që të vijë pas Ramës të mos sillet si Rama. Uroja që ta përfshinim këtë pikë, nuk mundemi të futemi në BE nëse nuk sillemi si BE. Mora garanci nga SHBA e BE se bisedimi për ndryshimin e sistemit do të vazhdojë, do të vijojmë të flasim për ndryshimin e sistemit dhe ligjin për referendumet. E rëndësishme është dhe vota e diasporës", tha Hajdari./ I.M-Dritare.net