Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjiri më i rrezikshëm i Vlorës!

Gjiri më i rrezikshëm i Vlorës!

Sapo kalon Zvërnecin në një rrugë të pashtruar shikon një gji nga më të bukurit në Vlorë. por nëse ke dëgjuar herë pas here për njerëz që janë mbytur duke notuar, është pikërisht ky gji në Vlorë.

Gjiri më i rrezikshëm i Vlorës!

Është një tabelë që ndodhet në këtë plazh e shkruar në dy gjuhë, ku i paralajmëron pushuesit për rrezikshmërinë e plazhit ndaj i këshillon të mos lahen.

Gjiri më i rrezikshëm i Vlorës!

Por pavarësisht tabelave, sërish ka njerëz që lahen. Portonova është ndër më të bukurit e Vlorës, me një pyll të dendur dhe paprekur, me një plazh të papopulluar për shkak të rrezikut që ka, por më i preferuari për të rinjtë kryesisht të huaj. Plazhi në krahasim me gjiret e tjera të Vlorës është më pak i frekuentuari, por natën, kjo zonë e virgjër mbushet nga kamperat me të rinj, të cilët e shfrytëzojnë për festa.

Ndiqeni të plotë në Dritare TV./L.F-dritare.net