Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjiri i Vlorës bazë e NATO-s apo investim i Kushner. Propozimi i qeverisë!

Gjiri i Vlorës bazë e NATO-s apo investim i Kushner. Propozimi i

Në tetor të vitit 2019 qeveria shqiptare i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Ëolters, duke i parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga NATO.

Ndërsa sot ka plane të tjera për Pashalimanin dhe Gjirin e Vlorës pjesë e së cilës është edhe Sazani, Kapiten i rangut të parë Artur Meçollari thotë se duhet të pritet vendimi i NATO-s, pasi të vlerësojë propozimin për të pasur një bazë logjistike në këtë zonë.

“Sazani ka tre plazhe, por janë me kapacitete shumë të vogla. Sasia e njerëzve që mund të bëjnë plazh në Sazan është shumë e kufizuar. Ndaj duhet pasur kujdes si mund të investohet. Unë nuk jam kundër zhvillimit të turizmit në Sazan. Unë mendoj se duhet një qasje multidisiplinore jo vetëm në Sazan për në të gjithë Gjirin e Vlorës.

Por ka edhe një detaj që duhet se është harruar në këtë kohë. Në vitin 2019 qeveria shqiptare i ka kërkuar NATO-s që Pashalimani dhe Gjiri i Vlorës, brenda së cilës ndodhet dhe Sazani, të jetë bazë e saj. duhet të kemi memorie historike në mënyrë që atë që kemi kërkuar, të mos e tjetërsojmë tani, për diçka tjetër. NATO ka tre vjet që e studion, madje ka sjellë edhe ekipe në Shqipëri. Siç ndodhi me Kuçovën. NATO e ka 4 deri në 5 vjet vlerësimin për të marrë një vendim. NATO i është përgjigjur qeverisë shqiptare se do ta shikojë pozitivisht propozimin për të pasur një bazë logjistike në Pashaliman dhe Gjirin e Vlorës. Për shkak të pandemisë vlerësimi nisi në vitin 2021, dhe me gjasë brenda dy viteve të ardhshme do të ketë një përgjigje. Ndërsa ata merren me vlerësimin, ne ndryshojmë planet, por kjo nuk është serioze”, u shpreh Meçollari në Dritare TV./L.F-dritare.net