
Të shtunën e 15 marsit 2008, rreth orës 12:05 minuta, një shpërthim e më pas disa të tjerë në depon e çmontimit të armëve, u mori jetën 26 personave, shkaktoi qindra të plagosur dhe qindra shtëpi të shkatërruara plotësisht.
Sot 17 vite më pas, ai shpërthim, ende buçet. Tragjedia u shoqërua edhe me ngjarje të tjera politike. Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë. Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një përgjegjësi morale.
Shpërthimi do të bëhej një temë debati për vite me radhë në vendin tonë, me akuzat, ndërsa sot pikëpyetje të mëdha janë ende pa përgjigje se çfarë ndodhi me të vërtetë në Gërdec, dhe kush ishin fajtorët e asaj ngjarje./dritare.net

















