Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari: Fjalimi i Ramës në Selanik në dakordësi me ndërkombëtarët!

Gazetari: Fjalimi i Ramës në Selanik në dakordësi me

Gazetari Flogert Muça i ftuar në intervistën e ditës në Dritare Tv me Ermal Peçin foli për deklaratat e kryeministrit Rama në Selanik për Vorio-Epiri. Lidhur me këtë çështje Muça u shpreh se:

“Po të shohësh fjalimin e Ramës dhe ta zhveshësh nga Edi Rama si kryeministër, shohim vetëm një lider që mban një fjalim duke njohur kontekstin Shqipëri-Greqi. Ajo që vihet re është se fjalimi i Ramës ishte tërësisht evropian dhe në këtë kuadër të një fjalimi proevropian të një vendi që po shkon drejt anëtarësimit evropian ai foli edhe për Vorio- Epirin që Bashkimi Evropian nuk e pranon si koncept. Në qoftë se ka një temë që Brukseli dhe Uashingtoni nuk duan që ta hapin më, është çështja e kufijve. Eventualisht qasja e Ramës, jam i bindur që do mbështetet nga Brukseli dhe Uashingtoni në qoftë se këto dy të fundit do pyeten; çfarë qëndrimi keni ju për këto situata? Ata do thonë që patjetër që çështja e kufijve është çështje e së shkuarës dhe Shqipëria dhe Greqia janë dy shtete sovrane që vazhdojmë rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nuk mendoj se Rama ka guxim të hedh të tilla deklarata kaq të forta për një çështje kaq delikate pa u konsultuar me aleatët e tij.”, thotë gazetari në DritareTV./dritare.net