Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazetari Artan Hoxha dorëzon audiopërgjimin e 21 janarit në SPAK

Gazetari Artan Hoxha dorëzon audiopërgjimin e 21 janarit në SPAK

Gazetari Artan Hoxha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku ka dorëzuar audiopërgjimin origjinal të ngjarjeve të 21 janarit.

Që prej 15 korrikut 2024, dosja hetimore për vrasjen e katër protestuesve gjatë protestës së 21 janarit 2011 ndodhet në duart e prokurorëve të SPAK. Ky procedim u hap pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut që e cilësoi ngjarjen si krim shtetëror dhe vendimit të Gjykatës së Lartë, duke regjistruar procedimin penal për tri vepra penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në bashkëpunim./K.C/dritare.net