
Foto/ Kurti merr serum në spital. Nën hetim mjekët e Tarumës që thanë mbërriti i vdekur!
E Diel 23 Tetor 2022, 15:03
Dritare.net
Ndaj mjekëve të spitalit të Traumës, ka nisur hetimi për vdekjen e të riut Laer Kurti. Mjekët në një deklaratë kur ndodhi ngjarja, thanë zyrtarisht se i riu mbërriti në spital pa shenje jete. Deklaratë që ra ndesh me atë të policisë, që deklaroi që Lear Kurti ndërroi jetë në spital.
Por në një foto të publikuar së fundmi, 32-vjeçari shikohet duke marrë serum. Ndërkohë, sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja ka ardhur si pasojë e mbidozës pasi kishte gëlltitur një qese me kokainë. Deri në sqarimin e plotë të vdekjes së 32-vjeçarit në duart e policisë, kryepolici Muhamet Rrumbullaku, i pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat./L.F-dritare.net

















