Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto të rralla nga 17 nëntori 1944, dita e çlirimit të Tiranës!

Foto të rralla nga 17 nëntori 1944, dita e çlirimit të

79 vjet më parë kryeqyteti shqiptar u çlirua. Ky moment historik, konsiderohet si operacioni më i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH-së kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Foto të rralla nga 17 nëntori 1944, dita e çlirimit të

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korpomatës së I Sulmuese. Shtabi i korpomatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme.

Foto të rralla nga 17 nëntori 1944, dita e çlirimit të

Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor). Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 Nëntor U çlirua.

Foto të rralla nga 17 nëntori 1944, dita e çlirimit të

Në galerinë më poshtë, gjeni disa fotografi të rralla nga kjo ditë e rëndësishme!/dritare.net