
Në të gjithë Evropën, njerëzit u mblodhën në monumentet ikonike duke përfshirë Portën e Brandenburgut të Berlinit dhe Harkun e Triumfit në Paris për të shënuar fillimin e vitit 2024.
Dhjetëra mijëra njerëz mbushën rrugët e Londrës dhe Edinburgut për të parë shfaqjet e fishekzjarreve në fillimin e vitit të ri.
Afrika gjithashtu i ka thënë lamtumirë vitit 2023 duke iu bashkuar Australisë, Zelandës së Re dhe vendeve anembanë Azisë.
Banorët e kombit të Paqësorit të Kiribatit ishin të parët që përshëndetën vitin e ri.
Si gjithmonë, pati shfaqje mbresëlënëse në Hong Kong, Sydney dhe Dubai. Fotot mund t'i shikoni duke shfletuar galerine./L.F-dritare.net

















