Festë në Prishtinë! Vetëvendosje kryeson me mbi 46%!
E Diel 28 Dhjetor 2025, 20:08
Dritare.net

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festën në Prishtinë, pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Sipas rezultateve të deritashme, kjo parti është rritur nga zgjedhjet e shkurtit dhe ka kaluar mbi 46 për qind.
Ndjekës të VV-së kanë ndezur fishekzjarrë në shesh të Prishtinës./KOHA