Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Medin Kryemadhi nga Dibra: Si u bëra nga shofer fruta perimesh në fermer qershish!

Medin Kryemadhi nga Dibra: Si u bëra nga shofer fruta perimesh në

Dritare Televizion nisi një tjetër cikël duke e zhvendosur studion në qytete të ndryshme. Nisëm nga Dibra, ku ndalesa e parë rrugës për në Lurë ishte pranë vëllezërve Kryemadhi.

Plantacionet e tyre kishin rreth 7 lloje të ndryshme kulturash të qershive, madje gjatë kësaj kohe vëllezërit Kryemadhi na treguan se jetën ia kishin kushtuar ngritjes së këtij biznesi.

Unë kam punuar shofer që në vitin 1981 dhe merresha me transportin e frutaperimeve. Kur e rimorrëm tokën nisa të mendoj si ta punoj atë.”,- u shpreh Medin kryemadhi, njëri prej vëllezërve, i cili na priti dhe na shëtiti mes plantacioneve me qershi.

Këta janë fidanë evropianë, pasi kryesisht kanë ardhur nga Italia. Këtë tokë ne e kemi trashëguar nga gjyshërit e më tej ne do jua trashëgojmëdjemve tanë, pasi as ata nuk kanë ndërmend të largohen nga tokat e tyre. Kryesorja për ta është të punojnë tokat e tyre, pasi për ëkto toka gjyshi jonë ka bërë edhe burg. Ne si fermerë prodhojmë 50 ton qershi, e ndërsa pjesën tjetër ua mbledhim edhe fermerëve të tjerë të zonës.”,- shpjegoi Medini gjatë vizitës në plantacion./Xh.Xh/dritare.net