Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fatos Nano: PD të çlirojë të ardhmen nga lidershipi i saj!

Fatos Nano: PD të çlirojë të ardhmen nga lidershipi i saj!

Situata që po ndodh tani në Partinë Demokratike, ish-kryeministri Fatos Nano, një njohës i mirë i politikës, e ka parashikuar që në zgjedhjet e 30 qershorit. Për zgjedhësit shqiptarë ai dha një mesazh përmes një prononcimi ekskluziv për Dritare.net dhe formuloi për herë të parë mesazhin e tij për opozitën e vendit.
Pasi votoi në Mullet, në zgjedhjet lokale ku pjesë ishte vetëm partia socialiste, zoti Nano dha këtë mesazh për opozitën, që vijon të jetë po aq aktual edhe sot.



“Kjo lloj opozite të cilën e njoh mirë, i është bërë pengesë Shqipërisë. Duhet të çlirojmë të ardhmen prej saj. Opozita duhet të votojë kundër lidershipit të vet, për të çliruar të ardhmen e saj dhe për t’u rikthyer si forcë konkurruese”, tha Nano për Dritare.net./L.F-dritare.net

*Intervista marrë më 30 qershor 2019!