Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë dëgjoj në gjyqet e të dënuarve shqiptarë në Anversa. Flet Gentiana Kone!

Çfarë dëgjoj në gjyqet e të dënuarve

Zonja Gentiana Kone në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga rrëfeu historinë e jetës së saj, në Shqipëri dhe Belgjikë ku jeton që pas vitit 1995. Zonja Kone tregon për jetën e shqiptarëve në Belgjikë.

“Është zonë e preferuar sepse ka portin e Antwerp-it ku zhvillohet një tregti shumë e madhe droge. Ka patur një valë të madhe shqiptarësh sidomos në vitin 2000, pasi kishin marrë kontrollin e rrjeteve të prostitucionit, armëve dhe drogës. Por në vitin 2000 policia federale bëri një pastrim goxha të madh. Tani shqiptarët dëgjohen më shumë për tregtinë e drogës.

Unë jam përkthyese e licencuar në gjuhën shqip-holandisht dhe anasjelltas, dhe kam patur rastin të përkthej shumë herë në gjykatën e lartë apo në gjykatën e shkalles së parë apo në kërkime paraprake, për njerëz të arrestuar. Justifikimet janë shumë të dobëta. Si përkthyese unë jam e paanshme dhe nuk duhen gjykuar në atë çast. Por natyrisht historitë i marr me vete në shtëpi, duke krijuar një perceptim personal. Në vitet 2000 pati një bum të kriminalitetit shqiptar në Antwerp. Në atë kohë shqiptarët kishin marrë në dorë rrjetin e prostitucionit. Prostituonin më shumë vajza të huaja, shqiptare shumë pak. Policia kapte edhe krerët e bandave. Më bënin përshtypje që krerët ishin djem simpatikë, jo si ata që shohim në seriale që paraqiteshin si kriminelë të palarë, të parruar. Jo ishin djem simpatikë, të artikuluar që nuk të shkonte mendja që të ishin krerët e një organizate të tillë, ose që mund t’i bënin keq dikujt. Kjo më ka dhembur gjithmonë. Përse të njihen shqiptarët si kriminelë, ndërkohë që shumë të tjerë jashtë kanë kapur majat, kanë zhvilluar talentet e tyre dhe kanë kontribuuar në një mënyrë shumë të ndershme dhe të nderuar në shoqërinë dhe ekonominë e këtyre kombeve.”, tha zonja Kone në DritareTV./K.C/dritare.net