Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çfarë libra të lexojmë këtë verë? Sugjerime nga Arlinda Dudaj!

Çfarë libra të lexojmë këtë verë? Sugjerime

Me planifikimin e pushimeve dhe kohës së lirë, një vend të veçantë zë koha që i kushtojmë librit dhe leximit. Të gjithë kërkojmë për titujt, që mund të na shoqërojnë nën çadrën e plazhit. Botuesja Arlinda Dudaj ishte sot e ftuar në studion e lajmeve në Dritare TV, pikërisht për të folur rreth librit dhe titujve më të rinj në gjuhën shqipe.



"Pandemia e zgjoi interesin ndaj librit, duke bërë që qytetarët t’i kushtonin më tepër kohë leximit. Të njëjtën dëshirë e sjellë edhe stina e verës.

Libri që sapo ka ardhur në shqip, “Kujtime vajze”, Annie Ernaux, një nga shkrimtaret më të mira franceze, e cila na ndihmon të kuptojmë jo vetëm Francën, por një kohë të rëndësishme të botës, feminizmin dhe të viteve ’60-të.

Novelat grafike janë një stil i ri i botimit, që vjen për lexuesin. Pas botimit “Vangog”, vjen në të njëjtin stil grafik edhe “Mblesa e bajameve”. Ndërkohë botimi më i rëndësishëm që pritet të dalë është libri i Barak Obama, i cili tregon për katër vitet e tij të para në drejtimin e presidencës. Ky është libri i tretë i Barak Obamës, “Tokë e premtuar” dhe vlen për të gjithë lexuesit që duan të mësojnë më tepër rreth politikës, historisë, kulturës së vendit. Obama vjen me një narracion që të mbush boshllëkun e gjithë kësaj periudhe që kaluam, por edhe për të kuptuar më mirë se çfarë po kalon bota e sotme. Një libër që do të na mbante gjatë lidhur dhe mund t’i përshtatej çdo moshe.

Gjatë verës ka lexues që ndjekin një autor të preferuar dhe ndjekin botimet e tij. Ka lexues që pëlqejnë librat motivues për t’i ndihmuar ata me momentet e jetës së tyre, sepse me librin arrin që të gjesh edhe përgjigjet e shumë pyetjeve. Me një libër nuk je kurrë vetëm.",- u shpreh Dudaj gjatë intervistës së saj./M.T/dritare.net