Çfarë emigrantësh kërkon Australia! Flet këshilluesja e emigracionit!
Dritare.net

Majlinda Lulo u largua nga Shqipëria në vitin e tmerrshëm të 1997-ës, atëherë kur ishte studente për shkencat biologjike në Tiranë. Sot ajo jeton në Melbourne të Australisë, aty ku punon edhe si këshilluese për emigracionin. Në një intervistë për emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV zonja Lulo flet për emigrantët që shkojnë më shumë në Australi dhe çfarë profesionesh kërkohen.
“Profesioni im sot është avokate për emigracionin. Unë jam në një firmë avokatore që merret me aplikimet dhe i paraqesim ato aplikime te Departamenti i Emigracionit për aprovim. Unë punoj në fushën e emigracionit profesional. Pra ne përgatisim aplikime të ndryshme nga vende të ndryshme, qoftë nga India që është vendi më i madh nga vijnë emigrantët në Australi. Por edhe nga Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Kanadaja. Ka nga të gjitha vendet. Janë persona që kanë një profesion të caktuar që është në kërkim në Australi. Ka vende pune të lira, por nuk është çdo profesion. Futen: menaxher restoranti, kuzhinier, menaxherë të ndryshëm, doktorë, infermierë, janë pa fund. Bëjmë edhe viza familjare, turistike.”, tha zonja Lulo në DritareTV./K.C/dritare.net